KiE: Zgjidhni krizën në KQZ, në rrezik kredibiliteti i zgjedhjeve

  • 9 years ago
TIRANE - Luca Volonté, kryesuesi i delegacionit të KiE sheh rrezik real për kredibilitetin e rezultatit të zgjedhjeve. Në një intervistë për DW, kreu i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës thotë se i është bërë një apel i fortë drejtuesve politikë që ta zgjidhin krizën në KQZ, pasi ajo rrezikon kredibilitetin e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. "Ne kemi bërë apel që të gjendet një zgjidhje për funksionimin e plotë të KQZ. Vendimin për t'i dhënë fund kësaj situate, kur nga 23 qershori kanë mbetur pak ditë, duhet ta marrin drejtuesit politikë dhe kjo duhet të bëhet në emër të së ardhmes së Shqipërisë, ky është apeli ynë, kjo është ftesa jonë."- thotë Volonte.