Elbasan, atentat 44-vjeçarit për hakmarrje, plagoset kalimtarja

  • 9 years ago
ELBASAN -Hyqmet Pisha ish i dënuar me 17 vjet burg për vrasje të kryer në bashkëpunim është ekzetuar në qendër të qytetit të Elbasanit. Vrasja ndodhi rreth orës 14:00 të ditës së sotme në një lokal pranë zyrave të gjendjes civile. Nga të dhënat e para mendohet se vrasja është kryer me pistoletë. Policia në vendngjarje gjeti 7 gëzhoja pistolete. Nga të shtënat ka mbetur e plagosur dhe një kalimtare. E plagosura Lindita Calladej ndodhet në spitalin e qytetit, informon korrespondenti ynë në Elbasan Andi Qosja. Mendohet se 44 vjeçari kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu pasi kishte kryer dënimin me 17 vjet burg për akuzën e vrasjes me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Recommended