POLICAN - Partia Demokratike dhe kryetari i saj, njëkohësisht kryeministër i vendit sot paradite ishin në Poliçan në një miting elektoral. Duke i kërkuar votën për PD Berisha u tha banorëve u tha banorëve të Poliçanit se përballë një biznesmeni me ndjenja atdhetarie si kandidat i PD-së si Astrit Velia është Fidel Ylli, i PS-së një biznesmen miliarder i pangopur. "Ju jeni të mençur. Fidel Ylli është një miliarder i cili humbi mandatin në parlament sepse radion e tij ia dha të motrës duke shkelur Kushtetutën dhe duke bërë milionere të motrën brenda natës. Astrit Velia edhe ky biznesmen por me parat e tij hapi universitetin e parë privat me tarifat për ju. Besoj se kjo përbën një dallim të madh mes ndjenjave të atdhetarizmit dhe makuterisë e pagposisë së shokut Fidel Ylli."- tha Berisha
Comments