Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
ANKARA- "Durimi ka marrë fund. Po ju paralajmëroj për herë të fundit dhe duhet të largoheni nga aty" Kështu i është drejtuar kryeministri turk Erdogan manifestuesve që vazhdojnë ende të qëndrojnë në Parkun Gezi të Stambollit. Deklaratat janë bërë pas takimit që zhvilloi me partinë e tij AKP në kryeqytetin e Ankarasë. "Unë i bëj thirrje prindërve që të marrin fëmijët e tyre për dore dhe ti largojnë nga sheshi. "Taksim" nuk është i forcave pushtuese por i të gjithëve. "- nënvizoi ai. Kryeministri turk refuzoi dhe kritikat e Parlamentit Europian drejtuar qeverisë së Ankarasë për përdorimin e tepruar të dhunës.

Category

📺
TV
Comments

Recommended