KORCE - Fëmijët jetimë shpesh bëhen pre e dhunës, shfrytëzimit dhe trafikimit. Në këtë konkluzion ka arritur Shoqata kombëtare "Jetimët në fokus", me degën e saj në Korçë. Sipas kësaj shoqate, nga 46 lypës që janë të regjistruar nga policia në qarkun e Korçës, 27 prej tyre shfrytëzohen për qëllime fitimi nga të afërm e tutorë, ndërsa këtë vit 16 fëmijë të dhunuar apo të shfrytëzuar janë marrë në mbrojtje nga shoqata "Fëmijët në Fokus".
Comments