SHBA, Obama: Kongresi të miratojë ligjin për emigracionin

  • 9 years ago
SHBA - Presidenti Barack Obama u bëri thirrje ligjvënësve në Kongresin amerikan të miratojnë ligjin e emigracionit që po diskutohet në Senat. Vërejtjet e Obamës në Shtëpinë e Bardhë lanë për të nënkuptuar që t'i jepet përparësi kësaj çështje e cila është një nga prioritetet kryesore të politikave të mandatit të tij të dytë. Projektligji që do të pajisë me dokumenta të rregullta emigrantët që jetojnë në SHBA pritet të miratohet nga fundi i qershorit.

Recommended