Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
TIRANË - Partia Socialiste ka ngritur shqetësimin se KQZ-ja po çon drejt dështimit edhe projektin e dytë pilot të sistemit elektronik të verifikimit dhe regjistrimit te zgjedhësve për qarkun e Tiranës. Nënsekretari për çështjet zgjedhore në PS, Bled Çuçi, ka pohuar se prova finale duhej të ishte realizuar që në 23 prill . Po ashtu Çuçi ka shpjeguar se KQZ-së i janë bërë një sërë raportesh përsa i takon të metave teknike që ka paraqitur sistemi si në testin e pare, ashtu dhe në të dytin, por KQZ-ja nuk i ka reflektuar asgjë nga raporti, kompanisë që ka marrë përsipër të verë në funksion këtë sistem . Partia Socialiste ka bërë me dije se nëse ky proces dështon do të marrë masa ligjore .

Category

📺
TV
Comments

Recommended