KUKES - Kryetari i bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj denoncon tek Ambasadori i SHBA Aleksandër Arvizu presionin e ministrit të Brendshëm Flamur Noka, i pari në listën e kandidatëve PD tek qytetarët për zgjedhjet e 23 qershorit. Halilaj tha se Noka provokon qytetarët e Kukësit, përmes eskortës së tij. "Nuk është ndonjë situatë e këndshme në aspektin e tensioneve politike dhe nga fakti që kandidati për deputet në qarkun e Kukësit PD, ministri i brendshmë Flamur Noka ka një eskortë, që ndoshta edhe ligji e ka parashikuar ta ndjekë, por Kukësi nuk pranon asnjë lloj zhurme. Gjej rastin ti bëj thirrje të jetë shumë i kujdesshëm me qytetarët e Kukësit, nuk ka nevojë për provokime, apo për shantazhe. Në Kukës ka patur situata shumë dramatike dhe Kukësi ka ditur ti kalojë. Edhe në 23 qershor qytetarët do të dinë të bëjnë diferencat. Thirrja ime për ta është ta kalojnë me qetësi dhe qytetarët të zgjedhin atë që duan dhe preferojnë. Dua që ata të jenë të lirë dhe jo nën presion, por të tregojnë qytetari dhe asgjë më tepër."- ka thënë ai.
Comments