Matura shtetërore, provimi zgjedhor

  • 9 years ago
Maturantët edhe këtë vit lëndë zgjedhore për provimin e maturës zgjodhën gjuhën angleze, ndërsa më pak të interesuar kishte më lëndën e matematikës. Për testim në gjuhën angleze kishte interesim të jashtëzakonshëm të nxënësve. Nxënësit e anketuar në shkollën e mesme "Cvetan Dimov" thanë se testimi nuk ishte i vështirë dhe përmbante materialin që kishin mësuar gjatë katër viteve.

"Unë zgjodha lëndën e gjuhës angleze dhe provimi nuk ishte shumë i vështirë, ishte material që kemi mësuar gjatë katër viteve".

"Për lëndën e dytë të testit ekstern e zgjodha lëndën e anglishtes se matematika pak më dobët më shkon. Mir ishte, pyetjet që na ranë në test ishin që i kemi mësuar gjatë katër viteve, ishin të pritura..Veten e shohë si një jurist i ardhshëm..

"Nuk ishte edhe shumë i vështirë,në përgjithësi mir e kaluam. E kisha në gjuhën angleze, më duket me e lehtë në krahasim me gjuhët tjera".

Drejtori i Qendrës së maturës shtetërore, Jusuf Arifi dhe ai i shkollës së mesme "Cvetan Dimov" Shaip Zeneli thonë se materialet janë shpërndarë dhe në kohë dhe gjithçka është zhvilluar sipas rregullave maturës shtetërore.

"Kontaktet që kemi pas me nxënësit janë se pyetjet në matematikë kanë qenë pak të vështira mirëpo jo edhe aq sa ishin të paralajmëruara. Nuk ka pas ndonjë problem, nuk ka pas mungesë të materialit, materiali është shpërndarë në rregull", tha Shaip Zeneli, drejtor i SH.M.Q "Cvetan Dimov".

"Sipas rregullores dhe procedurës për maturën shtetërore rezultatet do të vijojnë pas 30 ditëve, do të thotë se presim më 10 korrik ti kemi rezultatet preliminare"
Nxënësit të cilët do të kenë ankesë do të kenë mundësi të ankohen dhe të ndikojnë në notën në afat prej 10 ditëve, pastaj do ti kemi rezultatet përfundimtare", deklaroi Jusuf Arifi, drejtor i Qendrës së maturës shtetërore.

Këtë vit për maturën shtetërore janë paraqitur gjithsej 19.289 nxënës. Të shtunën u mbajt pjesa e parë e testimit, lënda obliguese gjuhë amtare dhe literaturë. Matura shtetërore u realizua në 97 shkolla shtetërore dhe 8 private. Melihate Rustemi

Recommended