Topi: Pushteti që vepron me falanga të tilla, t'i vërë gishtin kokës

  • 9 years ago
TIRANË - Ka reaguar zyrtarisht kreu i FRD, Bamir Topi në lidhje me incidentin e Roskovecit. "Dua të denoncoj publikisht një akt të rëndë kriminal që ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në Roskovec, ku persona të identifikuar kanë dhunuar barbarisht, kryetarin e FRD për Roskovecin dhe kandidat për zgjedhjet", ka nisur Topi deklaratën nga selia qendrore e FRD-së.
Kryesocialisti Rama ka akuzuar kryeministrin Berisha dhe ministrin Olldashi, njëherësh kandidat për deputet i PD, si autorët e dhunës ndaj kandidatit për deputet të FRD-së, Mit'hat Hoxha.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Fryma e Re Demokratike, Gazmend Oketa, vizitoi në Spitalin Rajonal të Fierit kandidatin e dhunuar të kësaj force politike, Mit'hat Hoxha. Oketa dënoi aktin e rëndë, duke u shprehur se kjo ngjarje dyshohet se merr ngjyrime politike, duke qenë se përkon edhe me të njëjtën periudhë të vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi.

Recommended