Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Agjencia për Komunikime Elektronike, përgjegjëse për ta rregulluar procesin e digjitalizimit -- refuzon që të përgjigjet në mënyrë të saktë, kur TVM-ja do të pushojë së emetuari sinjal analog dhe në tërësi ta respektojë digjitalizimin, ashtu sikurse mediat tjera elektronike. Në vend se konkretisht të përgjigjen në pyetjen deri kur do të tolerohet puna e paligjshme e TVM-së, si dhe kur servisi publik do t'i shkyçë të gjithë transmetuesit që emetojnë sinjal analog, nga AKE-ja sqarojnë se punojnë vetëm ata transmetues ku arritja e sinjalit nevojitet për mjediset rurale, ku televizionet kombëtare nuk janë të obliguar të mbulojnë. Fikja e këtyre transmetuesve bëhet për çdo ditë, shprehen nga Agjencia, por nuk përgjigjen në pyetjet tona se sa transmetues janë fikur deri tani dhe edhe sa kohë nevojitet që të fiken të tjerët.

?RadioDifuzioni i Maqedonisë me ligj është i obliguar t'i sigurojë sinjal RTM-së deri te të gjithë qytetarët në Republikë n e Maqedonisë, gjegjësisht 100 për qind mbulim dhe për këto arsye deri te përfundimi i montazheve përfundimtare disa transmetues individualë do të mbeten të punojnë edhe një periudhë të caktuar vetëm si furnizues edhe atë si sinjale VHF. Kjo është praktikë në të gjitha vendet evropiane dhe askund fikja e sinjalit analog nuk ka ndodhur në një moment në nivel të gjithë shtetit".

Nga AKE-ja arsyetohen se sinjali i Radio Difuzionit të Maqedonisë nuk e pengon as punën e operatorit komercial, e as të cilitdo televizion kombëtar ose rajonal dhe nuk e favorizon TVM-në në asnjë mënyrë. Megjithatë, mediat private mbeten në qëndrimin se në këtë mënyrë servisi publik e rritë rejtingun në kurriz të rejtingut të mediave tjera elektronike të cilat përmes operatorit ONE u digjitalizuan thuajse në momentin e njëjtë kur ligji hyri në fuqi. Tani AKE-ja, përmes vrimave në rregulloren ligjore tentoi ta arsyetojë atë që TVM-ja emeton sinjal analog, që bën të ditur në atë se TVM-ja nuk do t'u nënshtrohet sanksioneve të parashikuara me ligjin për mosrespektimin e procesit të digjitalizimit. Ligji parashikonte se mediat elektronike duhet të digjitalizohen prej një qershorit, periudhë kjo që skadoi para dhjetë ditëve, ndërsa në të kundërtën përballet me rrezikun që të pushojnë së emetuari në etër. Afatet dhe procedurat ligjore i respektuan mediat tjera elektronike, përveç TVM-së. Natasha Stojanovska

Category

📺
TV
Comments

Recommended