Berisha:Pronari i digave i paguan të përmbyturit, ta presim KESH-in

  • 9 years ago
SHKODËR -- Kryeministri Berisha ka ngushëlluar sot nga Velipoja, banorët e përmbytur dhe të padëmshpërblyer nga qeveria: "Ne kemi nxjerrë urdhër që pronari i digave t'ju dëmshpërblejë për dëmet që bën", - tha ai. -- "Po po, t'ju dëmshpërblejë. Por ne e dinim që pronari nuk ishte mundësi financiare për t'ju paguar, ndaj e pritëm një vit e gjysëm. Kështu pra, KESH-i, pasi rregulloi gjendjen e tij financiare, nisi t'ju paguante dëmshpërblimet. Dhe qeveria nuk do t'ia marrë ato para, sepse janë për ju!"

Gjithashtu, Berisha sqaroi: ""Arsyeja që Velipoja s'ka drita është se ÇEZ falimentoi dhe nuk bëri investime. Administrimi i ri e përmirësoi gjendjen dhe vuri përparësi absolute, vijën bregdetare nga Velipoja në Ksamil. Unë di, më ka ardhur një mesazh nga Velipoja, nga një qytetar që denonconte se po rrinim me orë pa drita. Unë menjëhërë kërkova shpjegime. Se ju sot keni pak turistë,por ato do shumëfishohen. Ne gjithashtu do bëjmë edhe përgjysmimin e taksave të hotelerisë. Po, por duhet ta dini që këtu po përforcohet rrjeti energjitik. E pra, ne do bëjmë gjithçka për ta garantuar turizmin në këtë zonë", - deklaroi ai.

Recommended