Tiranë, e kurojnë gabim për tumor, 25-vjeçarja kallëzon mjekët

  • 9 years ago
TIRANE - Një 25-vjeçare është mjekuar gabimisht për tumor, pasi sipas mjekëve i kishte mbetur vetëm një vit jetë, në një kohë kur pacientja nuk vuante nga kjo sëmundje. Prej një viti në spitalin e Onkologjikut, Sonila është trajtuar me kimoterapi, pas të cilave ka pësuar dëmtime të rënda. Familja e 25-vjeçares i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës për të hetuar mjekët e spitalit, hetime të cilat nisën vitin e shkuar dhe nuk dhanë një rezultat për të bindur familjarët të heqin dorë. Për këtë arsye çështja është rihapur përsëri me anë të një vendimi të Gjykatës Penale që i kërkon organit të akuzës të rihetojë ngjarjen dhe të japë përgjigje konkretisht për diagnozën përfundimtare, nëse mjekimi i përdorur shkakton pasoja në jetën e njeriut si dhe çfarë ndryshimi ekziston ndërmjet mjekimit të pakujdesshëm dhe një gabimi mjekësor.

Recommended