Tekniku i CIA-s që po sfidon Obamën, Edward Snowden, burimi kryesor

  • 9 years ago
HONG KONG - Ish-punëtori teknik i CIA-s, Edward Snowden, është personi që ka ndihmuar mediat ndërkombëtare të raportojnë mbi përgjimet e agjencive amerikane të intelligjencës që bënë ndaj qytetarëve. Ka qenë gazeta britanike "The Guardian", e cila ka raportuar e para në lidhje me këtë çështje, duke thënë se ai ishte burimi kryesor. Por tashmë Edward Snowden, 29 vjeç, ish punonjësi i CIA-s, me dëshirën e tij ka zbuluar identitetin e tij duke thënë se është në mbrotjen e fjalës së lirë. Ish-asistenti teknik i CIA-s, tha se ai ka punuar për Agjencinë Kombëtare të Sigurisë për 4 vjet dhe vendosi të thyente heshtjen e tij pasi u zhgënjye me Obamën i cili tha se kishte vazhduar politikat e paraardhësit të tij George W. Bush.

Recommended