Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
Problemet që pati shkaktuar pika e grumbullimit të mbeturinave, së shpejti do të jenë një e kaluar. Ministri i Ekologjisë Abdilaqim Ademi dhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi paralajmëruan rifillimin e aktiviteteve për menaxhimin e mbeturinave, falë ndërtimit të një fabrike të riciklimit të mbetjeve. Sipas Ademit dhe Arifit, vonesa e ndërtimit erdhi për shkak të zgjedhjeve lokale. Para disa ditësh është vendosur për formimin e një komisioni që do të zgjedhë mes dy firmave që kanë konkurruar në projektin e përpunimit të mbeturinave.

"Shkaku i zgjedhjeve lokale, kjo procedurë përkohësisht u ndërpre dhe tani, për këtë projekt siç jeni njoftuar, kanë aplikuar dy kompani nga Gjermania dhe Austria; kompani me renome, dhe me këtë regjioni i Pollogut do jetë në mesin e regjioneve të para në Maqedoni që do e zgjedh çështjen e menaxhimit me mbeturinat", tha Abdilaqim Ademi, ministër i Ekologjisë.

Megjithatë, problem tjetër në qytetin e Tetovës mbetet edhe formimi i një stacioni të ri për depozitimin, ngarkim dhe transportimin e mbeturinave.

"Ne tanimë e kemi gjetur lokacionin i cili sipas ligjit pra është më larg qytetit dhe në takimin e fundit që kisha me Ministrin e Ekologjisë, kërkuam që sa më shpejtë të veprojnë inspektorët e ekologjisë që të na japin lejen që të mundemi ta fillojmë rregullimin e atij stacioni", deklaroi Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.

Meqenëse Komuna e Tetovës vuan nga borxhet e trashëguara dhe vështirësi të tjera, Arifi e shikon realizimin e këtij projekti, në bashkëpunim me partnerët privat. Bashkim Sulejmani

Category

📺
TV

Recommended