Erdogan-protestuesve: Nuk ka zgjedhje!

  • 9 years ago
Partia për Zhvillim dhe Drejtësi e kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan përjashtoi mundësinë e zgjedhjet e parakohshme si rrugëdalje nga situata e protestave. Mbrëmë, dhjetëra mijëra demonstrues anti-qeveritarë sfiduan thirrjen e Erdoganit për përfundimin e menjëhershëm të protestave. Protestuesit thanë se do të mbeten në sheshin qendror Taksim në Stamboll, dhe madje, qëllimi i tyre bëri bashkë mbrëmë edhe mijëra tifozë nga tri klubet kryesore fubtollistike të qytetit Beshiktash, Gallatasaraj dhe Fenerbahçe. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e Erdoganit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

"Kryeministri thotë se përgjigjen do e marrim vetëm në kutitë e votimit. Por, kutitë e votimit mund të jetë thjesht justifikimin i asaj që po bëjnë edhe tani. Ajo çfarë duhet është që t'i bojkotojmë edhe zgjedhjet dhe të mbetemi në rrugë", tha Metin Goksol, protestues.

"Dua që këto protesta të mos ndalen, deri në zgjedhje. Kjo lëvizje, e cila nisi si një lëvizje ambientaliste, tani është bërë një protestë publike. Ne do të vazhdojmë të mbështesim këtë protestë, sa më shumë të mundemi, por do të ishte e përkryer nëse do të përfundonte me një proces demokratik si zgjedhjet e parakohshme", deklaroi Semah Ozjurt, protestuese.

Por Partia e Erdoganit tha se zgjedhjet lokale dhe presidenciale do të mbahen në vitin e ardhshëm siç është planifikuar, dhe zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2015. Nuk ka tërheqje nga pozicioni politik. Policia vazhdojë të hidhte gaz lotsjellës dhe ujë me presion në qarkun qendror, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit që kishin bllokuar rrugët dhe kishin ndezur zjarre. Sot, është dita e 10-të e protestave. Bedri Rexhallari

Recommended