Boshkovski: Sistemi i ngrohjes do të zgjerohet

  • 9 years ago
Manastiri do të ngrohet me sistemin qendror të ngrohjes. Kjo u paralajmërua nga drejtori i kompanisë ELEM, Dejan Boshkovski. Ai sqaron se një pjesë e energjisë termike të Kombinatit Xehtaro-Energjetik (KXE) "Bitolla" do të përdoret pikërisht për këtë qëllim.

"Tashmë filluam me procedurat për projektimin e sistemit me ujë të nxehtë. Së shpejti do të fillojmë me gjetjen e mjeteve financiare për realizimin e këtij projekti. Besoj që vitin e ardhshëm do të fillojmë me aktivitete të ndërtimit për zbatimin e sistemit të ngrohjes në Manastir", tha Dejan Boshkovski, drejtor i ELEM.
Ndërkaq, për qytetarët e Shkupit, që janë të lidhur me rrjetin e kompanisë shtetërore të Energjetikës, Boshkovski paralajmëron se gradualisht konsumi i tyre do të matet nga kalorimetër, që është obligim i kompanisë. Në mënyrë plotësuese do të punohet për zgjerimin e rrjetit, në mënyrë të konsiderueshme.

"Në lagjen "Autokomandë" këtë vit bëmë përmirësimin e sistemit tonë të ngrohjes, ku në mënyrë plotësuese kyçëm rreth 2000 familje, që janë konsumatorë të rinj të sistemit. Kjo do të thotë se bëmë një shkarkim të madh të rrjetit elektrik në zonën qendrore të Qytetit të Shkupit, ku gjendja është më kritike", u shpreh Dejan Boshkovski, drejtor i ELEM.
Vlerësimet e këtilla për projektet e reja energjetike, Dejan Boshkovski i dha në kuadër të emisionit "Magazina Ekonomike" që transmetohet çdo të diele në Alsat-M

Recommended