Përmet, Berisha: PS, alternativa e mashtrimit, rrit taksat e heq TVSH-në

  • 9 years ago
PERMET- Kreu i Partisë Demokratike ka prezantuar në Përmet kandidatët për deputet për zgjedhjet e 23 qershorit. Berisha ka ftuar banorët e këtij qyteti që të votojnë PD, në mënyrë që vendi të ecë drejt bashkimit Europian. "Ju ftoj të bashkoheni me ne, në një fitore e cila shqiptarët pa dallime partiake do t'i bëjnë anëtarë të BE, do t'i çojë përpara drejt Europës. Një fitore e cila synon të punësojë qytetarët, të krijojë vende të reja pune. Ju ftoj të bashkoheni me ne në një fitore ku ne synojmë që të gjithë të kenë rroga më të larta dhe një jetë më të mirë. Ftoj qytetarët të bashkohen me ne në një fitore që do të japë më shumë të ardhura. Fitorja e PD do të mundësojë punësimin e të rinjve dhe qytetarëve të Përmetit, do të zhvillojë turizmin në këtë qytet dhe do të shfrytëzohen burimet ujore të këtij qyteti. Po kështu nxënësit e këtij qyteti në sajë të arsimit arsimor do të jenë në nivele të lartë siç do donin frashërlinjtë. Këto janë pjesë e programit të PD-së", tha Berisha.