Meta në Kavajë: LSI, parti e te rinjve, ofrojmë punësim

  • 9 years ago
KAVAJE - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka marrë pjesë të shtunën në Konventën e Lëvizjes Rinore për Integrim të Kavajës. Gjatë fjalës së tij, para të rinjve kavajas, Meta ka deklaruar se rinia e Kavajës e mbështet Lëvizjen Socialiste për Integrim sepse LSI ka një plan të qartë për punësimin e të rinjve dhe të rejave në Kavajë dhe në të gjithë Shqipërinë. Meta tha se Lëvizja Socialiste për Integrim është forca më e përkushtuar për të çuar përpara projektin e një Kavaje të vërtetë europiane, jo me fjalë, por me vepra.