FRD, Topi: Do të ulim taksat për biznesin e vogël

  • 9 years ago
TIRANE - Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi ka dhënë sot një nga mesazhet më të rëndësishmë të programit të partisë së tij, që lidhet me uljen e taksave për biznesin e vogël. Këtë ai ka deklaruar në një takim në tregun e Medresesë. Duke përmendur vështirësitë e këtij biznesi për mbijetesë, Topi e parashtroi këtë si një nga objektivat e FRD-së. Duke vazhduar në këtë linjë, kreu i FRD-së përmendi taksimin e ndershëm si përkrahës i saj në kuadër edhe të partisë së qenddrës së djathtë që ai përfaqëson. Parimi i trajtimit të të gjithëve në mënyrë të barabartë ka qenë fjala përmbyllëse e Topit, duke vazhduar më pas takimin me qytetarët.

Recommended