Karnavalet e Korçës, performanca të ndryshme nën ritmet e muzikës

  • 9 years ago
KORCE - Për të gjashtin vit radhazi, në qytetin e Korçës është organizuar Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve, i cili ka ndezur atmosferën në pedonalen e qytetit. 35 grupe të ndryshme nga Maqedonia, Mali i Zi, por dhe nga Tirana, Elbasani, Kavaja e Korça kanë performuar veshur karnaval nën ritmin e muzikës. Grupet e karnavaleve i kanë ofruar publikut fabula të ndryshme, si "luftën" e pashtershme për të hyrë në Bashkimin Europian, serenatën korçare, titullin kampion në futboll, parashikimin e majave për fundin e botës në 21 dhjetor, dasmën, mbëritjen e verës, harmoninë e fëmijve etj.

Recommended