TIRANË - "Helikopterë me fluturime provokuese mbi shtëpinë e Bamir Topit". Mbi këtë pohim, që ka nxjerrë një prej 3 gjeneralëve të shkarkuar, ka reaguar sot pasdite edhe vetë emri i përmendur, ish-presidenti dhe aktualisht kreu i FRD-së, Bamir Topi.
"Po marr shkas, që pas kaq kohësh doli një gjeneral, i cili u shkarkua para ca ditësh, që sipas informacionve të mia e ka bërë detyrën e vet, për një ngjarje që konsiderohet si "një helikopter mbi shtëpinë time". Kjo nuk është çështje personale, se e dija dhe do ta kisha bërë me dije prej kohësh. Çështjet personale të miat janë të miat dhe ju siguroj, që i përballoj dhe zgjidh vetë", ka nisur reagimin e tij mbi çështjen Topi. Ai e ka thënë këtë, pasi ka përmendur se "këto ditë është përfolur shumë çështja e Forcave të Armatosura".
Comments