Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
PDSH mban sot në Gostivar kuvendin e rregullt zgjedhor të partisë, ku pritet të vendosë që kryesia e re, nga 33 anëtarë të përbëhet nga vetëm 15 anëtarë. Ky ndryshim bëhet pas zgjedhjeve të fundit lokale, dhe ristrukturimit të partisë në ato degë ku u vërejtën probleme. Jo zyrtarisht, mësohet se edhe Imer Aliu, nuk do të jetë më në postin e deritanishëm të nënkryetarit të partisë.

"Do të zvogëlohet numri i organeve të partisë, shkaku se kemi ardhur në përfundim se sa më i madh numri i organeve të partisë aq më vështirë lëvizin këto organe. Do ketë me siguri një lëvizshmëri më të madhe një ruajtje më të madhe të diskrecionit brenda partisë shkaku se, ne për fat të keq jemi një parti e cila vepron në një shtet ku shteti me gjitha instrumentet e veta vepron kundër kësaj partie duke filluar nga informimi e deri te shërbimet sekrete që mundohen ta prishin këtë parti", deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Thaçi komentoi edhe zgjedhjen e Zoran Zaevit në krye të LSDM-së, takimin e tij me Gruevskin, si dhe qëndrimet e shprehura nga Zaev ditët e fundit.

"Asgjë interesante... asgjë e re, nëse mendoni për LSDM-në, ata seriozisht mendoj se kanë shumë punë. Mundohet kryetari i ri, ndoshta dhe janë për tu përshëndetur disa qëndrime të reja por politika e tyre joparimore duhet rrënjësisht të përmirësohet dhe ata duhet publikisht të tërhiqen prej pozicionimit që bënë gjatë zgjedhjeve, si parti opozitare votuan BDI-në në raundin e dytë", u shpreh Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Për sa i përket datës së negociatave, Thaçi ka akuzuar qeverinë që sipas tij është e vemja fajtore.

"Serbët e kanë një fjalë shumë të mirë për këtë situatë; 'zatishje pred bura' unë pres që Bashkësia Evropiane dhe strukturat perëndimore përfundimisht të fillojnë ta çjerrin maskën e qeverisë së Maqedonisë dhe të tregojnë se përfundimisht problemi është qeveria e Maqedonisë", tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Këto komente, kreu i PDSH-së i bëri para nisjes së kuvendit të PDSH-së. Gjatë ditës pritet të mësohen edhe emrat e përbërjes së re të kryesisë së partisë. Bashkim Sulejmani

Category

📺
TV
Comments

Recommended