Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Vazhdojnë përplasjet në komunën Qendër. Kryetari i saj Andrej Zhernovski e ka denoncuar ministren e Brendshme Gordana Jankullovska për neglizhencën e policisë e cila dje gjatë protestave para Komunës Qendër, ka qenë në vendngjarje por vetëm ka vëzhguar situatën dhe nuk ka ndërhyrë. Në statusin e tij në Facebook, Zhernovski i shkruante Jankullovskës se megjithatë, demokracia një ditë do të fitojë në Maqedoni, por atëherë ajo nuk do të jetë më ministre e brendshme.

'Tani jeni, por një ditë nuk do të jeni më ministre e Brendshme. Nuk jua uroj që, pas kësaj dite, të kuptoni ndjenjën se çdo të thotë që t'ju sulmojë një masë e organizuar protestuesish, ndërkohë që policia të mos reagojë qëllimisht dhe t'i kënaqet kësaj pamje me buzëqeshje. Megjithatë, më besoni, edhe në këtë Maqedoni tonën, në fund do të fitojë demokracia', shkroi në FB, Andrej Zhernovski, kryetar i Komunës Qendër.

Ndërkohë nga VMRO DPMNE-ja vazhdojnë të këmbëngulin se Zhernovski, me kthimin e planit të vjetër urbanistik ka për qëllim të rrënojë kishën e ndërtuar në Komunën Qendër.

"Vendimi për shfuqizimin e ndryshimeve në Planit Urbanistik dhe kthimin e planit të vjetër urbanistik, në të cilin nuk është parashikuar ndërtimi i kishës... nënkupton se tani kisha e ndërtuar do të shndërrohet në objekt të paligjshëm që duhet të rrënohet, për shkak se nuk do të ekzistoj në planin urbanistik. Kjo është e vërteta! Zhernovski duhet të bartë përgjegjësi për mjegullimin e opinionit dhe që luan me ndjenjat fetare. Zhernovski u bë kryetar për rrënim dhe jo ndërtim", u shpreh Daniella Rangellova, këshilltare e VMRO-së në Komunën Qendër.

Ka reaguar edhe VMRO-Popullore duke u vënë në mbrojtje të Zhernovskit dhe duke theksuar se protestuesit janë aktivistë të VMRO DPMNE-së të cilët keqpërdorin çështjet fetare për manipulime politike. Nga kjo parti madje, i bën thirrje Kishës Ortodokse Maqedonase të distancohet dhe të dënojë protestat në fjalë. Protestat e djeshme të dhunshme para objektit të Komunës Qendër ndërprenë seancën e Këshillit komunal. Protestuesit thyen dritare dhe dyer të zyrave të komunës. Kryetari Andrej Zhernovski deklaroi se qytetarët janë manipuluar, dhe se kisha do të vazhdojë të ndërtohet. Bedri Rexhallari

Category

📺
TV
Comments

Recommended