Kantautori Cocciante dekorohet në Tiranë: Jam shumë i emocionuar

  • 9 years ago
Tiranë - Me anë të vokalit të tij dhe këngës "Poesia", kantautori i njohur italian Riccardo Cocciante, i cili ka mbërritur në Tiranë gjatë të premtes, ka dashur të falënderojë Presidentin e Republikës Bujar Nishani, për dhënien e titullit "Naim Frashëri". Këtë çmim kantautori i njohur italian e ka marrë me motivacionin si "një artist mbarë botëror, dhe mik i shquar i Shqipërisë, i cili ka kontribuar në promovimin dhe lartësimin e talenteve dhe vlerave të tyre shpirtërore".

I shoqëruar nga bashkëshortja dhe fituesja e "The Voice Of Italy", Elhaida Dabi, maestro Cocciante është përlotur ndërkohë gjatë marrjes së këtij titulli.

Riccardo Cocciante është shprehur mjaft i nderuar për marrjen e këtij titulli, si dhe ndihej mjaft i emocionuar që kishte arritur të depërtonte në zemrat e njerëzve.

Recommended