Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
AFGANISTAN- Një tjetër sulm kundër ushtarëve italianë në Afganistan. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane.

Njëri prej tyre, i cili ishte kapiteni, ka vdekur dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Incidenti ka ndodhur në mëngjesin e të shtunës në zonën Farah, në jug të vendit e cila i është besuar kontrollit të ushtarëve italianë.

Ata po ktheheshin pas një stërvitje të përbashkët me trupat afgane, kur një shtetas afgan i është afruar makinës ku po udhëtonin ushtarët italianë, dhe ka hedhur brenda në bordin e saj një bombë dore.

Category

📺
TV
Comments

Recommended