Rihapja e kompleksit industrial të Kaesongut, të mbyllur nga Peniani pas sanksioneve të vendosura nga OKB, do te jetë në qendër të takimit të së dielës të Zyrtarëve të Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut.
Ishte Peniani ai që kërkoi bisedimet i pari, ndërsa pak ditë më parë rihapi linjat telefonike në kompleksin e Kaesongut, por jo dyert për punonjësit koreano-jugorë. Autoritetet në Seul njoftojnë se bisedimet janë shenjë e përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Përshkallëzimi i tensioneve dhe gjuha e ashpër e vendit komunist nisi në muajin dhjetor të vitit të kaluar kur Peniani testoi me sukses një raketë me rreze të gjatë veprimi.
Comments