Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
TIRANE - Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka publikuar dje listën e rradhës të pronarëve, prona e të cilëve është prekur më parë nga ndërtime informale në qarqe të ndryshme të vendit, pronarë që përfitojnë këstin e katërt të kompensimit.

Këta persona kanë përfituar deri tani tre këste të tjera, në mbështetje të Ligjit 9235, datë 29.07.2004, "Për Kthimin dhe Kompesimin e Pronës", të ndryshuar, të pikës 11, të VKM 256, date 13.04.2010 "Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave" dhe të pikës 9, paragrafi b, të VKM-së nr. 383, datë 19.05.2010 "Për Përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompejnsimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale", të ndryshuar dhe në urdhërin e Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së, nr.263, datë 27.05.2013, pas miratimit të 772 kërkesave të subjekteve, me objekt kompensimin apo shpërblimin e pasurive, pronë private, që preken nga ndërtimet informale.

Category

📺
TV
Comments

Recommended