Kinë - Një shpërthim zjarri vdekjeprurës në një autobus në jug-lindje të Kinës është duke u trajtuar si "një rast i rëndë penal" dhe jo një aksident, sipas medias shtetëore. Të paktën 47 persona humbën jetën dhe më shumë se 30 të tjerë u lënduan pasi zjarri shpërtheu në pjesën e prapme të autobusit për shkaqe ende të panjohura.
Incidenti ndodhi në mbrëmje të ditës së premte në qytetin detar të Ksiamen-it. Hetuesit gjetën gjurmë të benzinës në autobus, edhe pse serbatori furnizohet me diesel tha agjencia e lajmeve Xinhua.
Comments