RTVM-ja vazhdon me transmetimin analog!

  • 9 years ago
Televizioni shtetërorë maqedonas me ndihmën e Institucionit kompetentë për zbatimin e digjitalizimit, Agjencia për Kokunikime Elektronike në mënyrë të paligjshme përpiqet të rrit rejtingun televiziv. derisa për të gjitha mediumet private vlen Ligji me të cilin patjetër duhej të ndërpritet transmetimi analog më 31 maj, kjo nuk vlen për televizionin shtetërorë të Maqedonisë. Ky institucion një javë pas afatit ligjor, edhe më tej transmeton në mënyrë analoge. Kjo do të thotë se programet e TVM në kundërshtim me Ligjin, qytetarët mund t'i shohin me antenë të thjeshtë dhe pa pajisje të posaçme, për dallim nga mediumet tjera elektronike të cilat patjetër duhej të digjitalizohen ose të kalojnë në koncesion satelitorë -- kabllor.
Nga Agjencia për komunikime elektronike e cila është kompetente për pjesën teknike të digjitalizimit, thonë se kanë kryer monitorim të tërë procesit dhe theksojnë se së shpejti të gjithë 120 transmetuesit e servisit publik do të shkyçen. AKE e arsyeton shkyçjen e ngadalshme të sinjalit analog të TVM-së, duke thënë se bëhet fjalë për transmetues të cilët kanë pozitë të vështirë në terren, dhe se I tërë procesi kërkon kohë. Megjithatë, ngel e paqartë në shpjegimin e Agjencisë, nëse është vështirë të shkyçen transmetuesit, pse atëherë TVM transmeton me sinjal analog. Gjegjësisht, nëse AKE e shkyç sinjalin analog në dalje të transmetuesit kryesorë i cili gjendet në ndërtesën e Televizionit, automatikisht të gjithë transmetuesit analog nuk do të pranojnë sinjal dhe me këtë nuk do të kenë çfarë të transmetojnë, gjegjësisht do të jetë pa funksion dhe në përputhje me Ligjin. Për këtë operacion nevojiten vetëm disa sekonda dhe vullnet I mirë nga AKE për të respektuar Ligjin. Nga Agjencia nuk mundën të saktësojnë se sa kohë do t'i duhet Televizionit maqedonas që t'i shkyç të gjithë 120 transmetuesit analog me çka edhe për ta do të vlejnë rregullat e njëjta siç vlejnë për mediumet tjera elektronike, pa punuar pas kësaj, servisi publik në kundërshtim me Ligjin dhe me këtë të krijohet konkurrencë jo-lojale edhe atë pikërisht me mbështetjen e trupit që duhet të jetë rregullatorë në treg, AKE. Natasha Stojanovska