Cocciante: Elaida, talent i pastër mund të kapërcejë kufijtë

  • 9 years ago
TIRANË - Kantautori italian Riccardo Cocciante ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp në Ministrinë e Kultursë në Tiranë, bashkë me këngëtaren fituese të "The Voice of Italy", shqiptaren Elaida Dani.

"Kur dëgjova Elaidën ndjeva talent të pastër, që ka mundësi të kapërcejë kufinjtë. Kufiri më i vështirë ishte ai i Italisë", u shpreh Cocciante. Ai i ka shtuar këtij argumenti se, "gjithmonë kam besuar se përtej faktit, që ajo i përket një lloj talenti, mund të shkonte përtej dhe së bashku ne e demonstruam këtë; e hapi zemrën dhe zgjodhëm një njeri, që nuk ishte i popullit italian, por ne e bëmë italiane", tha Cocciante .

Kantautori i famshëm u shpreh "shumë i mallëngjyer" për çfarë tha ministri i Kulturës, Visar Zhiti, se "në Shqipëri Coccianten e njihnin nga kënga juaj, pa vizë, duke kaluar tela me gjemba, se ishte zëri i Europës, lirisë, asaj që ne ëndërronim dhe në burgjet tona kishim të rinj pse dëgjonin këngë italiane, këngët tuaja dhe nuk guxonin t'i këndonin nën zë".

Recommended