Indinjatë në Shkodër, shpagim qesharak, përmbytjes:2-10 mijë lekë

  • 9 years ago
SHKODËR - Banorët e prekur nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës janë shprehur të indijuar nga dëmshpërblimi i akorduar nga qeveria shqiptare. Teksa nisi shpërndarja e këstit të dytë të dëmshpërblimit për të gjithë banorët e prekur nga përmbytjet e 2011-ës, ata nuk e kanë fsehur pakënaqësinë, pasi sipas tyre janë dëmshpërmblyer me shuma qesharake që shkonin nga 2 deri në 10 mijë lekë.

Në komunën e Bërdicës, banorët e dëmtuar nga përmbytjet, që qëndronin në radhë pranë sportelit të postës, nuk e kanë fshehur pakenaqësinë e tyre përsa i perket shumës së lëvruar nga thesari, që për këtë komunë kap shifra minimale në vlerën e 9 % të dëmit të përgjithshëm bujqësor.

Recommended