Porto Palermo bëhet park peshkimi ambientalistët kundër Mediut

  • 9 years ago
TIRANE - Njëra prej këtyre zonave, ku tashmë janë miratuar plot 20 leje për zhvillimin e aktivitetit të peshkimit, është edhe Porto Palermo. Sipas ambientalistit Xhemal Mato, vendimi vjen pikërisht në kohën kur pritet që kjo zonë të shpallet park arkeologjik nënujor. Sipas tij një nismë e tillë do ta shkatërronte krejtësisht këtë pikë kaq të rëndësishme turistike. Ai na shpjegon që për këtë, mjafton të shikojmë se çfarë i kanë bërë Porto Palermos pesë lejet që aktualisht po zhvillojnë aktivitetin në të. "Imagjinoni që këtu do të shtohen edhe 20 pika të tjera. Porto Palermo nuk do të jetë më një park arkeologjik nënujor, por do të shndërrohet në një park peshkimi", - na thotë ai.

Recommended