Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
TIRANË -- Ambasadori I SHBA-së Aleksandër Arvizu ka shprehur sot keqardhjen e tij për incidentet e para elektorale që kanë ndodhur, por njëherësh edhe besimin se ato do të jenë minimale nëse partitë politike do t'i mbajnë nën kontroll, pasionet e tyre dhe do të lehtësojnë punën e Policisë së Shtetit. Këtë mesazh, Arvizu e ka dhënë pas një takimi që ka pasur sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, pikërisht për rolin që po luan policia për të siguruar një fushatë dhe një ditë të qetë zgjedhjesh. Burgaj tha: "Në këto momente që po flasim, gjithçka është normale, pavarësisht disa incidenteve të lehta dhe dëmeve të lehta në tre raste. Po monitorojmë me kujdes gjithë territorin e vendit dhe policia do respektojë liritë dhe të drejtat e qytetarëve për të votuar."

Category

📺
TV

Recommended