Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
SEUL - Koreja e Jugut ka pranuar propozimin e fqinjit të saj verior për hapjen e bisedave në një varg çështjesh me interes të dyanshëm, prej rihapjes së kompleksit Kaesong e deri te bashkimi ndërkufitar. Propozimi i befasishëm vjen pas disa muaj tensionesh që u nxitën pas testimit të tretë bërthamor nga ana e Koresë së Veriut. Komiteti për Bashkim që është një institucion shtetëror i Koresë së Veriut, nuk ka saktësuar se në çfarë niveli do të zhvillohen bisedimet, pasi ka lënë të hapur datat për palën jugore.

Category

📺
TV
Comments

Recommended