NTP, gjoba për udhëtarët pa biletë në autobusë!

  • 9 years ago
Nëse udhëtoni me autobusët lokal në Shkup, nxirrni biletën, pasi kontrollori do tu detyrojë që në autobus të paguani nga 200 deri 300 denarë, nëse nuk keni të holla me vete, pagesën mund ta bëni në afat prej 8 ditësh. Nëse refuzoni që edhe këtë shumë ta paguani, atëherë do të paguani gjobë prej 50 eurove. Këto janë ndryshimet e fundit në ligjin e ri për transport të udhëtarëve të cilat sot në konferencën për media i prezantoi drejtori i NTP-së 'Shkupi' Mishko Nikollov.

"Nëse udhëtari nuk paguan biletën shtesë në afta prej 8 ditëve, NTP në bazë të proçesverbalit dhe dëshmive do të ngrejë kërkesë për procedurë kundërvajtëse deri të Komisioni pranë Ministrisë për transport dhe lidhje i cili mund të gjobisë udhëtarin më shumë prej 50 euro nëse ka dëshmi të plotë kundër tij. Sërish e përsëris se dënimet nuk janë rritur por vetëm kemi dhënë një kornizë ligjore të procedurës për sanksionim të udhëtarëve pa biletë", tha Mishko Nikollov, drejtor I NTP "Shkupi".

Sipas tij biletat duhet ti paguajnë edhe policët, të cilët deri tani nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

"Të gjithë udhëtarët duhet të paguajnë duke përfshirë këtu edhe pjesëtarët e MPB-së. Kjo është përgjigjja përfundimtare, nëse dalim në teren pjesëtarët e MPB-së duhet të paguajnë biletë autobusi dhe urdhri i kreut menaxhues të Ministrisë është se të gjithë pjesëtarët e MPB-së duhet të paguajnë biletë", tha Mishko Nikollov, drejtor I NTP "Shkupi"

Nga dita e hënë, më vendosjen e rregullave të reja janë ndaluar 46 udhëtarë pa biletë në autobusë. Mishkov gjithashtu njoftoi se kontrolluesit janë pajisur me legjitimacione të reja të cilat dëshmojnë se janë kontrollues të vërtet në NTP "Shkupi". Melihate Rustemi

Recommended