Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi deklaroi sot në NATO, se "Maqedonia është e gatshme të kontribuojë edhe në të ardhmen, për një Afganistan më të sigurt, demokratik dhe prosperues. Pjesëmarrës në Mbledhjen e Këshillit Veri-atlantik në formatin ISAF, Xhaferi përmendi rolin e misionit të Maqedonisë, si dhe gatishmërinë për të vazhduar këtë kontribut, edhe pse Maqedonia ende nuk është pjesë e kësaj aleance. Xhaferi u takua me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s si dhe homologë nga vende të tjera pjesëmarrëse në misionin ISAF, dhe ofroi madje edhe kontributin e Maqedonisë, përmes ekspertëve dhe këshillimeve në më shumë sfera, sipas nevojave të Afganistanit dhe kapaciteteve të disponueshme të Maqedonisë. Kjo mbledhje mbahet në prag të ndryshimit të misionit ISAF, në 2014, nga një mision ushtarak në një mision trajnues. Alsat-M

Category

📺
TV
Comments

Recommended