Zbulohet projekti i hotelit në qendrën muzeale të Gjirokastrës

  • 9 years ago
BISEDA ME ARKITEKTIN LUÇIANO BOJAXHIU

Z. Luçiano, në redaksinë tonë kanë mbërritur fotografi për projektin që do të ndërtohet në qendër të Gjirokastrës. Këtë projekt e keni hartuar ju. Është ky një projekt i kërkuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës apo është një projekt i juaji individual?
Do t'ju thopja vetëm diçka që kjo temë po bëhet shumë politike dhe nëse doni ta sqaroni këtë gjë e sqarojmë pas 23 qershorit,sepse çdo diskutim që po bëhet tani po merr shumë nuanca politike.

Unë po ju pyes si gazetare kulture...
Më fal, unë të kuptoj shumë mirë por në këtë moment sa më shumë të flitet për këtë gjë aq më shumë merr ngjyra politike dhe unë nuk kam dëshirë që çdo gjë që bëhet të marrë ngjyra politike.

Ju jeni specialist i Institutit të Monumenteve?
Prandaj ju thashë nëse doni sqarime sqarohemi pas datës 23 qershor dhe nuk e kam problem të jap sqarime në të gjithë drejtimet, por më vjen shumë keq që çdo gjë po e kaloni në politikë dhe në plan personal. E them këtë nga mënyra se si trajtohen gjërat, sepse shteti shqiptar ka aq shumë tema dhe gjëra për të trajtuar e diskutuar e që ja vlejnë dhe ju tani kapeni me një person të caktuar dhe ktheni çdo diskutim në anë politike dhe merreni me persona të veçantë. Më vjen shumë keq se si i parashtroni gjërat.

Më falni unë jam gazetare e kulturës dhe shkruaj për monumentet e kulturës dhe e kam për detyrë ta bëj këtë gjë.. Prandaj ju marr për t'ju pyetur...
Ju bëni shumë mirë që bëni punën tuaj, por puna juaj nuk bëhet këto 20 ditët e fundit. Problemet dhe gjërat kanë shumë kohë që janë. Dhe nuk më pëlqen që të vazhdojë kjo temë diskutimi për t'i dhënë ngjyra politike.

Më falni edhe njëherë projekti është mriatuar në prill, pra nuk ka shumë kohë...
Atëherë pse nuk e diskutuat që në prill këtë kur ishte miratuar në prill?

Sepse tani u mor vesh ç'ishte ky projekt...
Jo më vjen shumë keq, ti që je gazetare për kulturën interesohesh në çdo moment për kulturën.

Po, unë jam gazetare dhe pashë se në qendër të Gjirokastrës po ngrihet një ndërtesë nga zero me tulla të kuqe dhe kjo më bëri përshtypje...
Jo nuk po ngrihej nga zero. Sepse aty ka qenë objekti ekzistues.

Kur ka qenë objekti aty? Ka pasur tani së fundmi një objekt aty?
Jo kanë qenë bodrume, prandaj them se çdo gjë është e mbështetur dhe konform gjithë rregullave. Prandaj ju lutem shumë nëse doni t'ju sqaroj ju sqaroj pas 23 qershorit, pa asnjë problem. Me vjen shumë keq që po ngatërroni specialistët me politikën. Ky shtet ka nevojë të ecë përpara jo të kapeni pas disa elementëve të caktuara ku edhe politika edhe specialistët ngatërrohen.

Unë kam frikë mos dikush ju ka urdhëruar ta bëni këtë projekt prandaj ju mora për tju pyetur.
Si, si?

Mendoj se dikush ju ka urdhëruar për ta bërë atë projekt...
Nuk janë gjëra që zgjidhen në këtë moment. Në vend ti zgjidhësh gjërat, në këtë moment më keq bëhen, prandaj nëse jeni vërtet kaq e interesuar ju lutem shumë mos më fusni në këtë mes kot, sepse jam specialist e s'kam ndërmend të nga...

Recommended