Rusi, zjarr në metro evakuohen 4500 persona

  • 9 years ago
MOSKE - Të paktën 4500 pasagjerë janë evakuuar të mërkurën në mëngjes nga një metro në Moskë, pasi një zjarr shpërtheu në tunelin ndërmjet dy stacioneve. "Ndërsa 45 njerëz, përfshirë një fëmijë kishin nevojë për ndihmë mjekësore dhe shtatë persona u shtruan në spital",-thanë zyrtarët në Moskë.Nga hetimet paraprake mendohet se arsyeja e rënies së zjarrit ka qenë një kabull i tensionit të lartë në tunelin që lidh këto dy zona. Një pjesë tjetër e linjës e prekur nga zjarri është ende e bllokuar, ndërsa katër stacione janë mbyllur.

Recommended