Zbulohet projekti i hotelit në qendrën muzeale të Gjirokastrës

  • 9 years ago
TIRANE - Projekti i hotelit me 15 dhoma në zemër të Qendrës muzeale të Gjirokastrës është hartuar nga vetë Instituti i Monumenteve të kulturës dhe specialistët e tij. Kjo e thellon ende më tej skandalin e kësaj ndërhyrje të dhunshme në qendrën muzeale. Madje specialistët e këtij Instituti që ka për detyrë ti mbrojë qendrat muzeale e jo të ngrejë banesa të reja aty, e kanë përgatitur këtë plan që në vitin 2011. Shqiptarja.com sjell sot projektin e fotografuar, ku duket pamja e plotë e objektit siç do të duket në përfundim të tij dhe e gjithë ambjentit përreth tij. Ndërkohë faqja e parë e projektit servir gjithë të dhënat, rreth projektit, pronësisë, hartuesve dhe drejtuesve të lartë që e kanë firmosur.

Recommended