Forcat siriane pushtojnë qytetin e Qusairit, vriten dhjetëra kryengritës

  • 9 years ago
QUSAIR - Forcat ushtarake që mbështesin regjimin e presidentit të Sirisë, kanë marrë kontrollin e plotë ndaj qytetit strategjik të Qusairit. Njoftimi është bërë i ditur nga televizioni shtetëror dhe kryengritësit sirianë. Qyteti që ndodhet 10 km në afërsi të kufirit me Libanin, ka qenë fushëbeteja kryesore e luftimeve për më shumë se dy javë, ndërmjet kryengritësve dhe forcave të Assadit. Në këto luftime, forcat mbështetëse qeveritare janë ndihmuar nga lëvizja shiite libaneze Hezbollah.