KORÇË - Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka zhvilluar sot një tjetër takim në Korçë, në fshatin Vreshtas. Pas ankesave të fshatarëve për mungesën e rrugës, për mungesën e shkollës së mesme, për dështimin me kultivimin e patates, për çmimin e lirë të qumështit me 30 lekë/litri, ku "një mal me halle kemi e ishallah na hiqen në 24", Rama u përgjigj se "e vërteta është që të gjitha këto halle i bien në kurriz popullit, kur nuk ka shtet. Askund njerëzit nuk mund të mbrohen vetë nga krimi, kusaria, përmbytjet, askund njerëzit nuk munden dot t'i mbijetojnë në fshat problemeve të tokës, prodhimit, tregut, nëse shteti u kthen kurrizin eu thotë: me pataten nuk po ju ecën, provojeni një herë me lopën. Është tallje e përditshme, mjafton të hapësh televizorin të dëgjosh gjyshin me anti-plumb", tha Rama.
Comments