Unioni i Gazetarëve: Po kthehet censura

  • 9 years ago
TIRANE - Kreu i Unionit të gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa menjëherë pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe sensibilitetit të filluar nga Shqiptarja.com për çështjen e kasetave të montuara në selitë e partive që marrin pjesë në zgjedhje, dha sot këtë deklaratë për shtyp:

"Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e konsideron një fyerje të rëndë, ripërsëritjen e praktikës të imponimit të kasetave partiake për pasqyrimin e fushatës zgjedhore në vend. Miratimi i kësaj praktike përmes një shkrese të Bordit të Monitorimit të Mediave është ripërsëritje e një gabimi të rëndë, i cili fyen gjithë editorin profesionist shqiptar. Kjo praktikë deformon në thelbin e saj lirinë dhe pavarësinë e pasqyrimit të realitetit zgjedhor dhe të fushatës të rëndësishme elektorale.

Recommended