Kuved, debat për decentralizimin

  • 9 years ago
Në kuadër të debatit lidhur me decentralizimin, që u zhvillua në komisionin parlamentar për vetëqeverisje lokale, deputetët kërkuan sqarime nga ministri i vetëqeverisjes lokale Tahir Hani për implementimin e procesit të decentralizimit. Deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi tha se ligji aktual i ndarjes territoriale është diskriminues për shqiptarët. Ibrahimi kërkoi nga Hani të shqyrtojnë mundësinë e ndryshimeve të këtij ligji. Ministri i vetëqeverisjes lokale tha se për ndryshime në ligj duhet të ketë argumente të fuqishme.

"Ligjet tjera të cilat drejtpërdrejtë ndikojnë edhe te decentralizimi i pushtetit është ligji për ndarjen territoriale i miratuar në vitin 2004. Është bërë ndarja pa konsulta me qytetarët, mendoj se është një prej ligjeve më diskriminuese. Pyetja ime direkte për ministrin është: A mendoni ju si ministër se ky ligj për ndarjen territoriale është diskriminuese për shqiptarët, në rast se po a do të ndërmerrni masa që ky ligj të pësoj ndryshime?", tha Orhan Ibrahimi, PDSH.

"Ligji për ndarjen territoriale në RM, është një ligj i arritur me një kompromis në një periudhë kohore, ku inkuadrimi në aspektin e përpilimit dhe miratimit të ligjit kanë qenë pjesëmarrës të gjitha subjektet politike të kohës. Ky ligj sillet me 2/3. Ligjet janë kategori të ndryshueshme, ndryshimet mund të vijën, por ato ndryshime mund të bëhen me argumente shumë të fuqishme dhe gjithsesi duhet të jenë në interes të shoqërisë", deklaroi Tahir Hani, ministër i pushtetit lokal.

Deputeti i VMRO DPMNE-së Harallampie Shokarevski u interesua për respektimin e parimit të badenterit në komunat të banuara me shumicë shqiptare.

"Në njësitë e vetëqeverisjes lokale ku maqedonasit nuk janë shumicë dhe në pjesën më të madhe kemi kryetarë komunash janë shqiptarë, a zbatohet marrëveshja e Ohrit, dhe a respektohet përfaqësimi i drejtë", u shpreh Harallampie Shokarevski, VMRO-DPMNE.

"Funksionimi i parimit të Badenterit është një parim i cili rregullon raportet në një shoqëri, shtet multietnik në të cilin gjithsesi është mekanizëm i mbrojtjes së pakicës nga shumica në aspekt ët votimit. Inspektorati për pushtetin lokal ka obligim ligjor që të përcjell respektimin e ligjit", tha Tahir Hani, ministër i pushtetit lokal.

Irfan Dehari nga BDI-ja pyeti ministrin rreth projekt ligjit për zhvillim të barabartë rajonal, me ç'rast ministri Hani theksoi se në këtë drejtim ka vërejtje edhe nga BE-ja.

"Sa implementohet ligji për zhvillim të barabartë rajonal në veçanti për rrajonin e Pollogut dhe çka ndërmerrni ju si ministër i pushtetit lokal për implementimin e këtij ligji?", tha Irfan Dehari, BDI.

"Kemi një vërejtje nga ana e BE-së të cilët potencojnë se duhet të ndahen më shumë mjete dhe duhet të implementohet realisht ligji për zhvillim të barabartë rajonal dhe duhet të ndahen më shumë mjetë në drejtim të zhvillimit të barabartë rajonal", tha Tahir Hani, ministër i pushtetit lokal.

Ndryshe prezent gjatë debatit ishin edhe ministri për transport dhe lidhje, Mile Janakie...

Recommended