Raporti i OKB-së për Sirinë: Dy palët kanë përdorur armë kimike
  • 9 years ago
NEW YORK - Raporti i fundit i OKB-së thotë se "ka fakte që armët kimike janë përdorur nga të dyja palët në konfliktin e Sirisë, por pjesa më e madhe nga forcat qeveritare të Bashar Al Assad". Në raport thuhet se hetuesit kanë gjetur "baza të arsyeshme" për të besuar se armët kimike janë përdorur në katër raste gjatë muajve mars dhe prill.

Megjithatë, Komisioni Hetimor i OKB-së nuk ka dhënë hollësi të qarta lidhur me llojet e agjentëve kimikë të përdorur. Hetuesit që kanë hartuar raportin kanë qendruar në vendet fqinje, ku kanë marrë në pyetje pacientët, mjekët apo refugjatët sirianë.