PRAGE/VJENË- Nivelet e lumenjve në Republikën Çeke janë rritur ndjeshëm gjatë natës, ku autoritetet janë detyruar që të hapin dyert e digave të ndryshme në jug të vendit. Në kryeqytetin e Pragës,janë ngritur barriera për të penguar ujin e tepërt të lumit Vltava.Në shtetin çek është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në shkallë vendi, me nivelet e ujërave që pritet të rriten gjatë ditës së martë. Rreth 3 mijë persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre në perëndim të vendit.