Gaiani: Bëni zgjedhje me standarde, pa dhunë, njihni rezultatin

  • 9 years ago
TIRANË - Në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit, një tjetër apel nga ndërkombëtarët vjen për zhvillimin e një procesi të ndershëm zgjedhor. Ambasadori italian, i akredituar në Tiranë, Masimo Gaiani e bëri këtë deklaratë gjatë ceremonisë së organizuar me rastin e 67-vjetorit të kalimit të Italisë nga monarki në republikë. Vëmendja e Shqipërisë ëshë e përqendruar në zgjedhjet e 23 qershorit. Urojmë që procesi elektoral të kryhet në një klimë të qetë, në respekt të rregullave të përcaktuara nga parlamenti shqiptar dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Çdo akt dhune, që mund të ndodhë gjatë procesit, duhet dënuar", ka theksuar Gaiani.

Recommended