Minorenia Rubi, vendimi për Berluskonin më 24 qershor

  • 9 years ago
ITALI - Avokati mbrojtës i Silvio Berluskonit ka kërkuar në gjykatën e Milanos se ish-kryeministri duhet shfajësuar. Në mbylljen e argumenteve përfundimtare, avokati mbrojtës Niccolò Ghedini tha se nuk ka prova që dëshmojnë fajësinë e tij. Ish kryeministri italian akuzohet se ka kryer marrëdhënie me pagesë me vajzën marokene Ruby gjatë kohës që ajo ka qenë minorene. Muajin e kaluar vajza marokene e njohur me pseudonimin "Ruby" tha në një seancë gjyqësore se në vilën e Berlsuconit nuk kanë ndodhur skena me natyrë seksuale.

Recommended