Xhaferri: Pengesa në zbatimin e përfaqësimit

  • 9 years ago
Zëvendëskryeministri Musa Xhaferri pranon se sektori për zbatimin e marrëveshjes që drejtohet nga vet ai, po has në vështirësi për shpërndarjen dhe sistemimin e administratorëve shqiptarë, që tani disa vite marrin rrogë pa asnjë angazhim në institucione. Xhaferi në një prononcim për televizionin Alsat tha se akoma ka institucione të cilat po ngecin në zbatimin e parimit kushtetues për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike, sidomos në institucionet me drejtorë maqedonas.

"Për shkak të transparencës, Qeveria në përgjithësi është në vështirësi teknike dhe menaxhuese për të akomoduar një numër të konsideruar, që nuk është i vogël, i atyre që pranohen për shkak të përfaqësimit të drejtë, për shkak të përmbushjes të një obligimi kushtetues. Për shkak të neglizhencës, apo për shkak eventualisht të ndonjë politike të veçantë të menaxherëve të tyre, që nuk mund ta paragjykoj pa e verifikuar, mund të vijë deri te ngecja apo stërzgjatja e procedurave për ti akomoduar të punësuarit në ato institucione", tha Musa Xhaferri, zv/kryeministër.

Rast i fundit i refuzimit të sistemimit të administratorëve ka qenë Drejtoria për të Ardhura Publike, e cila ka refuzuar kërkesën për sistemimin e 12 administratorëve që rinj. Ndërkohë, duke komentuar problemet me bllokimin e punësimeve në Fondin Shëndetësor nga ana e Bordit Drejtues, zv/kryeministri Xhaferri shpjegoi se anëtarët e Bordit propozohen me rotacion nga disa organe dhe institucione shëndetësore. Në emërimin e kësaj përbërje të Fondit, asnjë prej organeve që sipas ligjit duhet të propozojë anëtarë të Bordit, nuk ka propozuar një shqiptar, që ka rezultuar me një Bord Drejtues etnikisht të pastër, të përbërë nga 7 maqedonas.

"Unë mund të paramendoj që ka pasur një bllokadë për shkak të zgjedhjeve. Të gjithë justifikohen se gjatë fushatës ishin të fokusuar te zgjedhjet. Megjithëse nuk i ikim asaj se diku mund të ketë vështirësi burokratike, teknokratike, që ne do ti shqyrtojmë vazhdimisht. Si pasojë e asaj, në aspektin statistikor matematikor del që Fondi të ketë diku rreth 7% përfaqësim, ose ndonjë institucion tjetër", u shpreh Musa Xhaferri, zv/kryeministër.

Xhaferri ka komentuar edhe deklaratat e akademikut Abdylmenaf Bexhetit në emisionin "Rruga drejtë...". Bexheti pati deklaruar se dështimi i regjistrimit të vitit 2011 erdhi si pasojë e tendencave për manipulim dhe uljen e me numrit të shqiptarëve. Megjithatë zv/kryeministri Xhaferri thekson se tendenca të tilla edhe nëse ekzistojnë nuk mund të realizohen.

"Nënkuptohet që kishte vështirësi administrative, teknike, kishte mospajtime, për atë erdhi deri te një vendim i cili u duk më i arsyeshëm, të kemi pezullim se sa të hymë në një proces i cili mund të na nxirrte edhe pasoja tjera. Shqiptarët fundi fundit janë aq sa janë. Enti Statistikor apo çdo Ent tjetër nuk mund ti manipulon, edhe nëse tenton do të jetë shumë e përkohshme" , deklaroi Musa Xhaferri, zv/kryeministër.

Musa Xhaferri shpjegoi se në përgatitje në Qeveri është një ligj i...