Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
STAMBOLL- Inteligjenca turke po heton incidentet e fundit në Sheshin "Taksim" nëse kanë lidhje me fuqitë e huaja, tha Kryministri turk Rexhep Tajip Erdogan në një konferencë për shtyp në Stamboll. Këto komente kryeministri turk i bëri para vizitës së tij zyrtare në Marok, Algjeri dhe Tunizi. Erdgogan akuzoi aktorët e brendshëm dhe të huaj në mbështetjen e protestave të dhunshëm që përfshiu vendin. "Ata të cilët na këshillojnë që të jemi të moderuar , duhen së pari të jenë të moderuar vetë" tha Erdgogan, duke iu referuar reagimeve ndërkombëtare ndaj përdorimit të forcës kundër protestave që kanë shpërthyer në të gjitha anët e vendit.

Category

📺
TV
Comments

Recommended